NË ORA SA DO TË FILLOJ PERFORMANCA E RITA ORËS

Është publikuar agjenda e programit të të gjitha aktiviteteve të cilat do të shënojnë 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Ditët festive dhe aktivitetet do të fillojnë nga sot e do të vazhdojnë deri më 18 shkurt.

Koncerti i shumëpërfolur i këngëtares nga Prishtina me famë botërore Rita Ora, ditën e shtunën do të filloj nga ora 22:00, kurse nga ora 20:00 do të performojnë këngëtarë dhe DJ vendor.

Kosova me 17 shënon 10 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.