Drita sot udhëtonë në Podujevë

Siq e potencuam gjate javes, kete vikend saktesisht te Dielen do te luhet ndeshja mes Llapit dhe Dritës në Vala Superliga e Kosovës.

Drita sot do të udhëtoj pas fitorës me Feronikelin ku në at ndeshje Drita shënoj fitore minimale 1-0 me golin e Fidan Gërbeshit në minutën e 49-të.

Sot padyshim se Drita nuk do të udhëtojë vetëm pasi që Intelektualet kanë paralajmruar udhëtimë drejt Podujeves, po që zyrtartë e klubit të Llapit kanë theksuar se nuk ofrojnë siguri për tifozët pasi dihet se Stadioni i Llapit është duke i ndërtuar tribunat për shikuesit mysafirë që ende nuk kanë përfunduar rregullimin e tyre.

Intelektualët përmes një komunikate ata kanë thënë se nuk ka kush se jav ndalon atyre udhëtimin për ta përkrahur klubin e zemrës së tyre.

Sot duke filluar nga ora 13:00 do te zhvillohen edhe ndeshjet tjera të Valës së Superligës së Kosovës.

LLAPI vs DRITA 13:00 do të luhet kryendeshja e javës në Podujevë.