Premierë: Valdrin H dhe Scorp1on lansojnë këngën “JETA PA TY 2” (Video)

Artisti Valdrin Halimi me emrin artistik “Valdrin H” dhe Musa Ibrahimi me emrin artistik “Scorp1on” kanë publikuar këngën me të re të titulluar “JETA PA TY 2”.
Valdrin H dhe Scorp1on e kanë publikuar këngën më të re bashkëpunim, të cilën e ka kompletuar me videoklip.

Kënga e cila është dedikuar babait të ndjerë të artistit Scrorp1on titullohet “JETA PA TY 2”, është vazhdim i këngës “JETA PA TY” kur versioni i publikimit 10 vite më parë ishte bere bashkëpunim ndërmjet Scorp1on dhe B-Genius atë kohe anëtarë të grupit DOUBLE – G Army.

Versioni i ri, në bashkëpunim ndërmjet Valdrin H dhe Scorp1on, këngë është realizim i THC records, ndërsa vet Scorp1on është tekstshkruesi i kësaj kënge.

Reperi kishte treguar se kënga e tij e re është punuar nga Valdrin H dhe xhirimet e videos muzikore janë realizuar në Kosove nga Video Art.

Artistët premtojnë se nuk do të ndalen projektet e reja pasi që tash vetëm janë duke punuar në projektet e reja, të cilat do të publikohen në kohë shumë të afërt.