Dje është mbajtur trajnimi për “Praktikat edukative në zhvillimin normal të fëmijëve”

Dje kemi mbajtur trajnimi për “Praktikat edukative në zhvillimin normal të fëmijëve”, ku ligjëruese ishte znj.Rosita Rudin-pedagoge dhe psikologe për fëmijët nga Zvicra dhe znj.Drita Ibrahimi -Shabani nga Qendra për Punë Sociale -Zvicër .

Qëllimi i këtij trajnimi ishte fukusuar në mënyrat e sjelljes së edukatorëve, punëtorëve shëndetësor dhe prindërve në kujdesin ndaj fëmijëve, si në aspektin social, emocional, fizik dhe psiqik të fëmijëve. Ku si tema më kryesore i trajtuam: Parakushtet për një zhvillum të shëndetshën,Formimi i lidhjes,Nxitja e fushave tëndryshme të zhvillimit,Roli i prindërve,Lidhja “jeta” për tërë jetën .

Trajnimi ishte falas dhe u mbajtë në Sallën e Kuvendit Komunal në Gjilan. Në këtë trajnim për pjesmarrëset u shpërndajtën broshura falas.Kryesisht morën Pjesë infermieret , Nëna,edukatoret e qerdheve, punëtorë social si dhe qytetarë të Gjilanit.

Jam shumë e lumtur që kam mundur për të realizuar këtë trajnim në Gjilan pasi që kemi shumë nevoj për kësi trajnime, po ashtu deshta që ti falënderoj Kryesusën shpresa Kurteshi,kryesusen e Grave Teuta Syliqi per bashkpunum dhe të gjithë grat pjesmarrëse në këtë trajnim.Shpresoj që dotë mund të realizoj prap trajnime të tjera.
Me respekt Arta Haziri Nuhiu