Alban Skënderaj dhe MC Kresha publikojnë këngën e re “Ping-Pong”

Këngëtari Alban Skënderaj dhe reperi MC Kresha kanë publikuar së fundmi bashkëpunimin e tyre më të ri.

“Ping-Pong” titullohet kënga e tyre e re, e cila është realizuar nga Avaxus, gjersa për tekstin janë kujdesur vet reperët.

Kënga është ritmike-verore, ndërsa vjen për fansat në YouTube me një klip të realizuar me animacione, bashkëngjitur me tekstin e saj.