Banorët e fshtatit Dobërçan, ndërrmarin aksion për pastrimin e fshatit

Çka pengon në shtëpi, pengon edhe në rrugë

Shoqata 17shkurti.ch me perkrahjen e shkollës së fshatit, perfaqësuesve të partive politike, xhematin e dy xhamive të fshatit, shoqërisë civile dhe klubit/shkollës së futbollit Studenti, këtë të Diele më: 11.11.2018, duke filluar nga ora 10:00 merrë aksion për pastrimin e ambientit të fshatit. Aksioni do të mbeshtet edhe me vendosjen e pllakatave të njohura për fshatin me mbishkrimin “Çka pengon në shtëpi, pengon edhe në rrugë”.
Ftojmë gjithë banorët e fshatit ta përkrahin aksionin, i cili është vazhdim i aktiviteteve të mëparshme në kuadër të fushatës ” Ta Pastrojmë Kosovën”.
Falënderojmë paraprakisht të gjithë pjesëmarrësit në këtë aksion!

Vendtakimi:
Para xhamisë së epërme Dobërçan

Datë: 11.11.2018, me fillim në ora 10:00