Fakti alarmant: Si ajri i ndotur po ua shkurton jetën kosovarëve

Ajri i ndotur në Kosovë është një temë për të cilën është folur shumëherë në vend. Megjithatë, shumë prej nesh mund të mos kenë ditur për disa pasojat më konkrete të ajrit që thithim. Ose, së paku, mund të mos jetë folur aq shumë për to.

Para disa ditësh, Agjencia Evropiane e Ambientalizmit ka publikuar një raport të saj në lidhjen me ajrin në Evropë dhe specifikisht për secilin vend në kuadër të Evropës, shkruan gazetametro.net.

Rezultatet për shkallën e ndotjes së ajrit në Kosovë dhe pasojat e kësaj në qytetarët e Kosovës janë shqetësuese, thënë më së buti.

Pasojat e ajrit të ndotur tek kosovarët janë direkt në jetëgjatësinë e çdo personi.

Nga aspketi i jetëgjatësisë, secili nga ne jeton në një ambient më të ndotur se mesatarja evropiane për ajrin, më konkretisht në një ambient 2.69 herë më të ndotur se mesatarja evropiane për ajrin.

Më konkretisht, si pasojë e ajrit shumë të kontaminuar që ne thithim, jetëgjatësia jonë shkurtohet për 1.6 vite. Thënë më ndryshe, secili prej nesh do të jetonte mbi 2.14% më gjatë nëse ajri në Kosovë do të ishte në nivelin e asaj që mund të quhet si mesatarja evropiane.

Të dhënat në lidhje me këtë në raportin e Agjencisë Evropiane të Ambientalizimit paraqiten edhe në mënyrë tabelare për secilin shtet të Evropës veç e veç./gazetametro.net

Referencat: https://www.eea.europa.eu/publications/air-quality-in-europe-2018?fbclid=IwAR272c5abn-cXBmr4dHkikissbX5ZbONZ1x3fhyOsG1AH6GgZ7SaC5IGsYc