Reagon Leonard Abdullahu,për të gjithë ata që menduan se unë kam mashtruar mediat ju them se jeni gabim

Përmes një postimi në facebook djaloshi nga Gjilani, ka reaguar ndaj disa personav të cilë thonë se Leonardi po i mashtronë mediat dhe qytetarët kinse ai punonë ne kompanin Facebook.

Më poshtë keni postimin dhe reagimin e tij ndaj atyre personav që bënë shkrime të ndryshme për mashtrimin e tij.

Ky është postimi i Leonard Abdullahut:

Pershendetje

Për të gjithë që menduan se unë kam mashtruar mediat dhe kam bërë që të besojnë një genjeshtër me vje keq të ju them se jeni gabim për keqkuptimin e kronikes së “Klan Kosoves”

Gjatë xhirimeve isha duke përdorur “Inspect Element” por jo për mashtrimin e gazetarisë por duke ju shpjeguar se si mundet me u bë manipulimi i një faqe live vetëm sa për pamje apo për screenshot që të tjerët munden me perdorë si dezinformatë, Po ashtu gjatë shpjegimit zgjodha faqen e “WhiteHat” për të promovuar dhe shpjeguar se çfare domethënie kanë ata emra aty dhe pse janë promovuar.

Nuk me ndikon asnje koment negativ që ju e bëni sepse “Sot apo Neser” ju do te jeni ata që do të drejtoheni për problemet qe ju janë shfaqur në Facebook apo Instagram.

Klan Kosova edhe sot u informua me informata te reja, po ashtu ne një vend me privilegj ku kjartëson çdo gjë dhe sa jam i talentuar në këtë fushë.

E rregulluan kroniken apo jo nuk është me leverdi e imja të mirrem me publikun se çfare debatesh do të bëjnë do te vazhdoj rrugetimin tim dhe do ti ndihmojë të gjithë në pengesat e tyre në Facebook dhe Instagram.

Ju falenderoj ju qe me mbeshtetni.

Me rrespekt
Leonard Abdullahu