28 aksidente trafiku për 24 orë, një me pasoja fatale

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Kosovës kanë ndodhur gjithsej 28 aksidente trafiku, prej të cilave, një ka përfunduar me pasoja fatale, 12 me persona të lënduar dhe 15 të tjera me dëme materiale.

Policia po ashtu ka njoftuar se gjatë së dielës janë shqiptuar gjithsej 1 065 gjoba kundërvajtëse ndaj pjesëmarrësve në trafik që kanë thyer rregullat e komunikacionit.