Haradinaj i përgjigjet Listës Serbe: Taksa për produktet serbe mund të rritet

Menjëherë pas vënies së taksës prej 10 për qind nga Qeveria e Kosovës ndaj mallrave që vijnë nga Serbia, Lista Serbe e cila është në koalicionin qeveritar, ka thënë se do të mbështesë çdo përpjekje për ta rrëzuar qeverinë Haradinaj.

E për këtë, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur shkurt, duket se ajo edhe mund të rritet, shkruan gazetametro.net.

Haradinaj nuk është shprehur i shqetësuar me kërcënimet për rrëzim të Qeverisë, dhe ka shtuar se para se të shkohet në zgjedhje duan liberalizimin e vizave.

Para se me shkuar në zgjedhje të reja njëherë duam ta bëjmë liberalizimin, para se me votuar në Kuvend nuk kemi pse me spekuluar kurdo Qe voton parlamenti është e qartë. Sot sikur e shihni jemi të interesuar bashkë me dy ministra që janë të përgjegjësive të drejtësisë dhe integrimeve kemi punuar, po punojmë dhe mendoj se është një ndihmë e mirë mes qeverisë dhe parlamentit dhe të komisioneve”, deklaroi Haradinaj.

“Shpresoj që në seancën e ardhshme të i kemi të kryera këto detyra shtesë, këto nuk janë kusht për liberalizimin e vizave, kushtet janë përmbush, por që me dëshmuar se po shkojmë më tutje. Për Listën Serbe është vullnet i tyre politik dhe ne nuk e diktojmë atë, agjenda e Kosovës vazhdon”, tha ai

Haradinaj tha se për të është e habitshme pse Kosova të ketë ngecje që të hyjë agjendën për liberalizimin e vizave pasi që sipas tij, të gjitha kushtet që kanë qenë tashmë ato janë të përmbushur.

Ndryshe, Haradinaj u ndodhë dje dhe pardje nën sulm për rrëzim të Qeverisë. Së pari Lista Serbe tha se do a votonte rrëzimin, ndërkohe presidenti Thaçi potencoi se qeveria mund të ndërrohet nëse nuk ka numra.