Ju mund të thoni gjithçka, por historia lidhet me emrin e Hashim Thaçit!

Kur po i dëgjoj disa politikan dhe shokë të mëhershëm të presidentit të Kosovës Hashim Thaçi duke e akuzuar se po donë me shit Kosovën po më vjen turp pse merrem me politik edhe pse shqiptarët e kanë në gjen që brenda ditë të shpallin tradhtar apo edhe patriot.

Shkruan: Izmi Zeka

Kjo dhe mund të kuptohet nëse e shohim çështjen shqiptare në proceset historike që vështirë e kanë pasur për të pranuar një udhëheqës apo një njeri i cili duhet të jetë në krye të një institucioni.

Ju mund të thoni gjithçka por e ardhmja do të dëshmoj se lufta, pas lufta, shtetësia dhe integrimet evropiane lidhen me emrin e Hashim Thaçit.

Pavarësisht divergjencave dhe inateve këto gjëra nuk do të kenë ndryshim edhe në historinë e re të Kosovës. Prandaj ju merruni me punët e shtëpisë e lëreni njerëzit të punojnë.