Policia e Kosovës, e përkushtuar për sigurinë e nxënëseve

Policia e Kosovës, njësitet “Policia në komunitet” nga stacioni policor i Gjilanit, me kërkesë të drejtorit dhe mësimdhënësve të shkollës fillore “Musa Zajmi” ne Gjilan, kanë prezantuar ne orën e “Edukatës Qytetare” në klasat e treta, pasiqë në këtë lëndë mësimore ka tema të veçanta për sigurinë në komunikacion.
“Nxënësit e mirëpriten me shume dëshire prezencën e policisë dhe diskutuan lidhur me rregullat e komunikacionit”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Policia e Kosovës gjithmonë është e përkushtuar për sigurinë e nxënëseve.