Ministri Shala jep detaje për vendosjen e taksës ndaj prodhimeve të Serbisë dhe Bosnjës

Vendimi i Qeverisë së Kosovës që t’i vendoset masa prej 10 përqind dy shteteve, Serbisë dhe (Bosnjës & Hercegovina) ka ngjallur reagime të shumta në vend. Kësisoj, ekzekutivi ka miratuar vendimin e MTI-së (Ministria e Tregtisë dhe Industrisë).

Në një prononcim për “Indeksonline”, Ministri i Tregtisë, Endrit Shala ka thënë se kjo masë do të vazhdojë edhe më tutje. Sipas tij, masa vlen për të gjitha prodhimet të cilat importohen në Kosovë nga Serbia dhe Bosnja.

Pra, Shala thekson se kjo masë nuk vlen për brendet ndërkombëtare edhe ato që janë lënda e parë që ka vendime të mëhershme të qeverisë për lëndën e parë por për prodhimet të cilat futen në Kosovë nga Serbia e Bosnja e cila kjo masë vazhdon të jetë në fuqi prej 10 %.

Më tutje, numri një i Tregtisë ka treguar edhe arsyet se pse është vendosur kjo masë prej 10 % ndaj dy shteteve fqinje.

“Aplikimi i kësaj mase të cilën e ka marr qeveria e Republikës së Kosovës do të thotë masën prej 10 përqind taks në të dhënat të cilat i përdorë Bosnja edhe Serbia, kjo do të vazhdojë dhe arsyeshmërinë se pse është vendosur kjo masë mund të them se përpos arsyeve ekonomike të cilat e kanë shtyrë qeverinë e Kosovës me marr një masë të tillë në raport me këto dy shtete ose prodhimeve të cilat janë të fokusuar në ato dy shtete është edhe një arsyeshmëri tjetër e cila ka qenë me priviligju sigurinë nacionale të vendit, e cila parashihet edhe me marrëveshjen e CEFTA-s, kjo marrëveshje thotë se Kosova këtë masë që e ka marr nuk e ka shkelur marrëveshjen e CEFTA-s”, ka deklaruar Shala për “Indeksonline”.

Më tej, Shala thotë se vendosja e masës prej 10 përqind është e përcaktuar edhe sipas marrëveshjes së CEFTA-s. Sipas tij, në bazë të kësaj marrëveshje dy shtetet përkatëse janë të obliguara ta njoftojnë Kosovën lidhur me funksionin e tregtisë.

“Ne si Kosovë në shumë raste i kemi drejtuar edhe me shkresa qeverisë së Serbisë dhe qeverisë së Bosnjës për të marr shpjegime për produktet që janë ata i eksportojnë në Kosovë me çmimin më të ulët se kosto e prodhimit asnjëherë Ministria e Tregtisë nuk ka marr përgjigje nga dy qeveri, për arsye se siç e dini edhe ju se këto dy shtete vazhdojnë që mos ta njohin Kosovën e rrjedhimisht nuk komunikojnë me asnjë mënyrë zyrtare me Kosovën, kurse sipas CEFTA-s këto dy shtete dhe të tjerat janë të obliguara që ta njoftojnë shtetin nënshkrues në këtë rast Kosovën për çdo informatë lidhur me funksionimin e tregtisë”, ka shtuar më tutje ai.

Në fund, Ministri Shala thotë se beson që kjo masë do të vazhdojë dhe se nuk asnjë arsye që e njëjta të ndërpritet.

“Kjo masë do të vazhdojë të aplikohet dhe do të jetë në fuqi deri në një vendim tjetër. Unë besoj se vendim tjetër nuk do të ketë dhe se nuk do të duhej të ketë, për arsye se edhe nga ekspertët e Tregtisë në kuadër të Ministrisë së Tregtisë së Industrisë unë jam i sugjeruar si Ministër që këtë masë ta vazhdojë ta mbajë në fuqi”, ka përfunduar ai.