Çlirimtarët askush s’mund t’i dënojë!

Është e dhimbshme që luftëtarët e lirisë ende po përballen me padrejtësitë historike.
Komandant Remi njëri ndër komandantët e UCK-së është thirrur nga gjykata speciale kinse për krime lufte. Absurditeti i radhës me djemtë e UCK-së ,ata të cilët sakrifikuan jetën e tyre për të gëzuar ne sot lirinë dhe pavarësinë që e kemi.

Shkruan: Izmi ZEKA

Evropa e pamëshirshme po tregohet në raport me ne shqiptarët e Kosovës kurse në raport me serbin që është e njohur edhe ndërkombëtarisht që ka kryer gjenocid jo vetëm në Kosovë po sillet si një nënë e mirë.

Deri kur luftëtarët e lirisë do të bëhen kurban të lirisë sonë, deri kur liria jonë do të paguhet në kurriz të çlirimtarëve.

Çlirimtarët dha ata që sakrifikuan jetët e tyre do të jenë heronjtë e shtetit të Kosovës për jetë të jetëve. Pavarësisht çka shkruajnë mediat apo edhe kënaqësitë e ndonjë pro serbi lufta e shenjët e UCK-së do të mbetët kthesa historike për zhvillimin dhe bashkimin e Shqiptareve. E ata të cilët sot dhe dje ishin kundër luftës çlirimtare do të mbeten hije e zezë e historisë ma të re të Kosovës.

Çlirimtarët askush s’mund t’i dënojë, as edhe ti denigroj. Lufta e tyre ishte shembull për Evropën e civilizuar.