Drita – Minatori, ky është vendimi i fundit i drejtuesve gjilanas

Drita i’a ka mësyrë trofeut të DigitAlb Kupës së Kosovës pas dështimit në objektivin për mbrojtjen e titullit kampion.

Të shtunën bardhekaltërit presin Minatorin nga Magurja që bën gara në Ligën e Dytë, në kuadër të 1/8 së finales.

Drejtuesit e klubit gjilanas kanë vendosur që për këtë duel të hapin dyert pa pagesë për tifozët.

Drita kishte eleminuar Vitinë pas penaltive (1:3) në rundin e kaluar, ndërkohë Minatori kishe eleminuar të mërkurën 2 Korrikun 3:0.

Dueli Drita – Minatori zhvillohet të shtunen me fillim nga ora 12:30.