Ardian Nuhiu, trajner i Dritës

Ndihmës trajneri, Ardian Nuhiu do të drejtoj Dritën deri në fund të sezonit.

Kampionët në fuqi të Superligës do të drejtohen nga Nuhiu të paktën deri sa të përfundoj sezoni 2018/19.

Ai ka qenë ndihmës i Shpëtim Duros në pjesën e parë të sezonit dhe do të zë vendin e ish-bossit të tij.

Drita aktualisht është në pozitën e gjashtë me 23 pikë derisa u eliminua nga Kupa e Kosovës.