Drita – Gjilani luhet të dielen në këtë orar

Tashmë është konfirmuar data për zhvillimin e ndeshjes Drita – Gjilani, e para për vitin 2019 ndërmjet këtyre dy skuadrave.

Të dielen më 17 shkurt nga ora 13:30 do të zhvillohet derbi më i madh lokal në vendin tonë.

Kjo sfidë është e vlefshme në kuadër të javës së 18-të në Ipko Superligën e Kosovës.

Kujtojmë që duelin e parë këtë vit e kishte fituar Gjilani me rezultat minimal 1-0.

Golin e vetëm atë ndeshje e kishte realizuar Wilber Perez.