Ismaili: LDK-ja ka shkatërruar sistemin shëndetësor për 10 vjet

LDK, e cila ka shkatërruar sistemin shëndetësor për 10 vjet me radhë dhe e ka varfëruar qytetarin, sot flet për kolaps në këtë sektor. Është e vërtetë se ka një kolaps, por ai është kolapsi i së keqes – të cilën e ka lënë trashëgim kjo parti që mbi shëndetësinë kishte një lloj monopoli politik.

Ndaljes së korrupsionit në blerjen e barnave prej 6 milionë euro, rritjes së pagave për profesionistët shëndetësorë dhe shërbimit 24 orësh për kujdesin e zemrës dhe stentimin, si vetëm një pjesë e vitit më të suksesshëm që ka pasur shëndetësia pas lufës, do të duhej t’u gëzohej edhe LDK-ja.

Fakti që janë kryer më shumë punë brenda vetëm një viti sesa gjatë tri mandateve të LDK-së, duhet të jetë pikëlluese për ta, por unë i ftoj që të jenë përkrahës, e jo pengues, të reformave në shëndetësi, prej të cilave përfitojnë qytetarët tanë, pa dallime partiake.