Vetëvritet një person në Gjilan

Një person është vetëvrarë në Gjilan.
Rastin e ka konfirmuar për Radio Star, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Ai ka thënë se viktima është i moshës 25 vjeç dhe dyshohet se ka kryer vetëvrasje.

“Mund të ju konfirmoj se një person është vetëvrarë gjatë orëve të para të drekës. Dyshohet se personi ka kryer vetëvrasje. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke hetuar rrethanat që kanë dërguar viktimën drejt vetëvrasjes”, ka thënë  Hashani shkruan Radio Star.