Veteranët mashtrues dëmtuan imazhin e UÇK-së, të marrin dënimin e merituar

Gjatë këtij muaji, Policia e Kosovës ka arrestuar disa persona të cilët dyshohen se kanë falsifikuar certifikata false për veteranët e rrejshëm.

Derisa hetimet po vazhdojnë, të njëjtit po mbahen në paraburim.

Nga ana tjetër, kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Luftëtarëve të UÇK-së Xhevdet Qeriqi thotë se secili që e shkelë ligjin duhet të vihet para institucioneve të drejtësisë, dhe të marrë dënimin e merituar.

“Po këto ditë e kam parë në media, ku është raportuar se disa persona kundërligjshëm kanë falsifikuar statusin e veteranit të UÇK-së, me çëllim të përfitimit të pensionit, të cilin e garanton ligji për veteranët e Luftës të UÇK-së. Natyrisht, mendoj se secili që e shkel ligjin duhet të vihet para institucioneve të drejtësisë, dhe të marrë denimin në bazë të ligjeve në fuqi”, ka thënë Qeriqi

Qeriqi thotë se fryerja e listave ka ndodhur pas miratimit të ligjit për këtë kategori, dhe këtë e kanë shfrytëzuar persona të caktuar.

“Të gjithë jemi dëshmitar se listat e veteranëve janë fryer tej mase, krejt kjo ka ndodhur pas miratimit të ligjit për këto kategori, ligj ky i cili garanton pensione për veteranët luftëtar të cilët janë të papunë, e këtë e kanë shfrytëzuar persona të caktuar, që t’i përfshijn në këto lista edhe ata të cilët fare nuk kanë qenë pjesë e Luftës”, ka theksuar tutje ai.

Nga ana e tij, Qeriqi bënë thirrje që të merren masa seriozisht lidhur me këtë raste pasi që është dëmtuar imazhi i UÇK-së.

Institucionet e drejtësisë duhet të merren më seriozisht me këto raste, për arsye se këta persona me çëllim të përfitimit personal, e kanë dëmuar imazhin e luftëtarit të UÇK-së, dhe në anën tjetër po dëmtohet edhe bugjeti i shtetit”, vlerëson ai.

Ndryshe, Prokuroria e Shtetit vazhdimisht deklarohet se janë në fazën e mbledhjes së informative, ndërsa numri i atyre që përfitojnë pension si luftëtar nga shteti është mjaftë i lartë. /Indekosnline/