Aksident me fatalitet në Drobesh të Vitisë, dyshohet për një të vdekur

Një aksident me fatalitet ka ndodhur mbrëm në fshatin Dobresh të komunës së Vitisë, ku ka humbur jetën një i ri.

Personi i cili ishte duke vozitur skuterin, është goditur nga një Pick-Up.

Dëshmitarë të rastit kanë treguar se në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dal ekipet policore dhe kanë rrethuar vendin ku ndodhi aksidenti.