Gjilani shpërndan faturat e tatimit në pronë, mjetet e grumbulluara do të kthehen në investime në infrastrukturë

Gjilan, 2 prill 2019 – Komuna e Gjilanit, përkatësisht Drejtoria e Financave, ka përfunduar shpërndarjen e faturave të tatimit në prone, proces ky i cili ka filluar në muajin mars.

Komuna njofton tatimpaguesit të cilët nuk i kanë marrë faturat që të lajmërohen në zyrat e tatimit në pronë, ndërkaq ata që kanë vërejtje këtë mund ta bëjnë deri më 30 prill, duke i paraqitur ankesat në zyrat përkatëse.

Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, ka apeluar qytetarët që t’i përmbushin obligimet e tyre, duke thënë se të gjitha mjetet e grumbulluara të tatimit në pronë do t’u kthehen qytetarëve me investime në infrastrukturë, duke ua bërë jetën më të mirë.