Lajm i mirë për shqiptarët që duan të marrin patentë-shoferin në Gjermani

Ambasadori i Kosovës, Beq Cufaj dhe ai i Shqipërisë në Gjermani, Artur Kuko, sot janë takuar me Sekretarin e Shtetit në Ministrinë e Transportit dhe Digjitalizimit të Gjermanisë, Guido Beermann.

Ambasadori i Kosovës, Beq Cufaj dhe ai i Shqipërisë në Gjermani, Artur Kuko, janë pritur në një takim nga Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Transportit dhe Digjitalizimit të Gjermanisë, Guido Beermann, shkruan lajmi.net.

Sipas një njoftimi të ambasadës së Kosovës, në këtë takim është dorëzuar kërkesa kërkesën zyrtare në të cilën kërkohet që gjuha shqipe të përfshihet në listën e gjuhëve për testimin për provimin e patentës në Gjermani.

“Sekretari i Shtetit Beerman e mirëpriti iniciativën dhe siguroi që ajo do të shqyrtohet nga Ministria e Komunikacionit dhe Digjitalizimit e Gjermanisë”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Njoftimi i plotë i ambasadës pa ndërhyrje:

Ambasadorët Kuko dhe Cufaj në Ministrinë e Transportit të Qeverisë së Gjermanisë

Ambasadorët e Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, Artur Kuko dhe Beqë Cufaj, janë pritur në një takim nga Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Transportit dhe Digjitalizimit të Gjermanisë, Guido Beermann.

Ata kanë dorëzuar kërkesën zyrtare në të cilën kërkohet që gjuha shqipe të përfshihet në listën e gjuhëve për testimin për provimin e patentës në Gjermani.

Sekretari i Shtetit Beerman e mirëpriti iniciativën dhe siguroi që ajo do të shqyrtohet nga Ministria e Komunikacionit dhe Digjitalizimit e Gjermanisë.

Ky propozim bëhet për të arritur në një zgjidhje të përkohshme derisa të mbarojë procesi i njohjes reciproke të patentave për të cilën

Sekretari i Shtetit Beerman i ka siguruar dy Ambasadorët që referatet përkatëse janë duke punuar në drejtim të procesit të njohjes së patentave me shtetet e Shqipërisë dhe Kosovës.