Volejbollistet më të mira që ka pasur Gjilani dhe Kosova!

Makfire Brestovci dhe Feime Shala, janë dy emra të respektuar sportiv apo dy ish volejbollistet më të mira që ka pasur Gjilani.

Dy emra të mëdhenj të sportit skofiar që dhanë shumë për sportin e Kosovës, që sakrifikuan edhe në kohëra më të vështira, në kohën e viteve të 90-ta dhe asnjëherë nuk u zmbrapsen me gjithë represionin e madh nga pushtuesi serb. Maki dhe Feimja mbrojtën me shumë sukses ngjyrat e Dritës nga Gjilani, ishin anëtare të kombëtares së Kosovës, vlerësohen prej lojtareve më të mira që ka pasur Gjilani dhe Kosova në periudhën 1991 e deri me tash.

Majtas në foto është Feimja, në mes i ndjeri Hafiz Gashi, njeriu që dha shumë për sportin e Kosovës dhe djathtas është Makfire Brestovci. Makfirja dhe Feimja, janë krenari e sportit skofiar apo emblemë e sportit të volejbollit! “Me këto ish volejbolliste mburret sporti skofiar, sidomos Gjilani sepse në kohën e tyre kur ishin lojtare aktive, asnjë lojtare nuk ka mundur t’i ofrohet me cilësi dhe ishin shembull se si luftohet në fushë për ngjyrat e klubit”, tha një burim i këtij sporti (që ka dhënë me vite për sportin skofiar) që nuk do t’i përmendet emri!


Majtas në foto është Feime Shala, në mes i ndjeri Hafiz Gashi, njeriu që dha shumë për sportin e Kosovës dhe djathtas është Makfire Brestovci, Foto Fari