Delegacioni i të rinjëve nga Gjilani po qëndron në Strasbourg

Të rinjtë nga Gjilani që nga data 12 Prill po qëndrojnë në Francë (Strasbourg), ku po zhvillojnë takime me institucionet Europiane.
Sot me 15 Prill delegacionin (7 persona) nga Shoqëria Civile të udhëhequr nga Diellza Selishta, ku dhe koordinatori për Rini z.Genc Xh Mustafa janë pritur në takim nga Stefano Valenti ku temë diskutimi ishte partneriteti i Shoqërisë Civile nga Gjilani dhe Këshilli Europian.

Organizata Franceze M.A.N po jep mbështetje të plotë që ky partneritet të arrihet dhe Gjilani të përfitoj një mbështetje të madhe për aktivitetet rinore. Gjithashtu ky udhëtim ka mbështetje të plotë nga kryetari i Komunës së Gjilanit z.Lutfi Haziri

Gjatë ditëve në vijim ky delegacion rinor do të ketë takime me Parlamentin Europian, Organizata Rinore Franceze, Konsullatën e Kosoves në Francë që ti bashkërendoj aktivitetet lobuse për projektet rinore.