Lutfi Haziri me “selfie” prezanton projektet

Kreu i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri – Luta, nuk ka përtuar të bëjë një “selfie” nga një vendpunishte, ku një projekt është në realizim e sipërm.
“Vazhdojmë me punë t’hajrit!” – është motoja e ‘selfie-s” së Lutës.

Përndryshe, kreu i Komunës së Gjilanit gjatë qëndrimit të sotshëm në fshatin Llashticë, ka thënë se ndihet krenar edhe me projektet që i ka realizuar Komuna edhe në këtë fshat, në pesë vitet e fundit.

Ai ka shtuar se tashmë janë në prag të fillimit të ndërtimit të ambulantes atje dhe me këtë përfundojnë investimet e mëdha.