Gjilani e Berati nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi për shkëmbim përvojash në disa fusha

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri dhe kryetari i Bashkisë së Beratit, Petrit Sinaj, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për shkëmbim përvojsha të dy qyteteve aspektin kulturor, ekonomik, sikurse edhe aktivitetet e përbashkëta dhe shkëmbimet e stafeve përkatëse.

Haziri e Sinaj theksuan ky bashkëpunim do të kontribuojë në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet qyteteve.

Kryebashkiaku Sinaj prezantoi resurset e zhvillimit të qytetit të Beratit dhe mundësitë që ai ofron për zhvillimin e turizmit dhe agrobiznesit.

Kryetari i Gjilanit, Lutf Haziri, pasi e falënderoi kryetarin Sinaj për pritjen miqësore, ndërkaq vizituan pikat më interesante të qytetit dhe zhvilluan takime edhe me disa nga përfaqësuesit e organizatave të ndryshme kulturore të rajonit të Beratit.