Arianit Sllamniku: Në vend të urimit për zgjedhjet brenda subjekteve politike në Gjilan!

Gjilani si reformues i mendimit kosovar

Gjatë luftës së dytë botërore qē nga lufta e Kikës, rekës së Raincēs alias gjakut në Preshevë e deri në Dernicën e Shaban Polluzhës,
Pasluftës së dytë me reformimin e sistemit social duke vitalizuar shumë industri dhe fabrika të cilat eksportuan mallëra gjilanase anë e mbanë Europës,
Vitet e ’90 i tërë populli gjeti mbështetje në organizimin paralel e veqanērisht në organizimin e rinisë nën ombrellën e emruar “Flaka e Janarit”,
Tranzicioni politik sikur në tërë republikën edhe Gjilanin e goditi rëndë në të gjithë sektorët por si duket gjasat për pērfundimin e këtij procesi të dhimbshëm dydekadësh do të merr fund nga reformimi politik nëpër subjektet politike.
PDK dhe LDK si partitë më të mëdha në vend dhe bartëset të gjitha proceseve të mëdha, të rênda dhe të ndieshme pritet t’i mbajnë kuvendet e tyre zgjedhore.
Nesër rradhën e ka PDKja si subjekt i cili ka rênë dukshëm poshtë me vota si pasojë e eksperimenteve të rrezikshkme që e rrezikojnë rënie edhe më të madhe nëse vazhdojnë me këtë trend.
Ata nesër do të zgjedhin ndêrmjet personit të dëshmuar brenda tyre si teknokrat i suksesshëm dhe të një kandidati të ri që në fakt simbolizon eksperimentin e rradhës që nënkupton edhe humnerë më të thellë në rënie që pastaj jep predispozitë VVsë si subjekt në pritje.
Gjithsesi ndêrmjet teknokratit të dëshmuar dhe eksperimentit të rradhës, delegatët e PDKsë nesër do të vendosin, dhe për vendimin e tyre urojmë të jetë i mbarë sepse qysh nesêr si komunë dhe qytetarët e saj fati është në duart e tyre.

Ndërsa për kuvendin e LDKsë flasim pas këtij të PDKsë sepse ky është edhe përcaktuesi i ardhshëm i kandidatit dhe të zgjedhurit për kryetar dege e komune nga rradhët e LDKsë.