Akademia politike e Kosovës me seli në Gjilan!

Analiza e djeshme lidhur me zgjedhjet brenda subjekteve politike sot në PDK dëshmoi se “Akademia politike e Kosovës është në Gjilan dhe asesi dikund tjetër, e aq më pak në Skenderaj”.

Ndërmjet kadidatit i njohur si teknokrat i sprovuar z. Mustafa dhe eksperimentit të ri që edhe për mua ishte një paraqitje e re z. Arifi, doli se delegatët vendosën që të mos eksperimentonin më por të luajnë kartën e fortë dhe të sigurtë të tyre pasiqë tjerat oseu dogjën paraprakisht ose nuk ekzistojnë të tilla.

Kjo jep të kuptoj se nëse i sapozgjedhuri i PDKsë në krye të degës, në zgjedhjet e ardhshme komunale është edhe i nominuari për kryetar komune, e që del të jetë z. Qemajl Mustafa, atëherë qysh tani u qartësua një dilemë, se LDK do të ketë kryetar të ri dhe se kandidat për zgjedhjet e ardhshme komunale nuk do të jetë z. Haziri.

Pra, zgjedhja e z. Qemajl Mustafa dhe nominimi i tij automatik për kandidat për kryetar komune, e bënë që kryetari i tanishëm i komunës z. Lutfi Haziri të mos kandidojë rishtazi për postin e të parit të komunës, duke aluduar në pozita në nivel qendror, e që kërkesa jashtë statutore për një gjë të tillë duket do mbesin vetëm pjesë e dëshirave të njëpasnjëshme.

Por se kush do të jetë në krye të LDKsë dhe cili do t’a sfidojë garën për të parin e komunës së Gjilanit kundër z. Mustafa, këtë do t’a zbërthejmë ditët në vijim!