Flurim Arifi i pranon rezultatet e zgjedhjeve të sotme për kryetarë dege

Kandidati për kryetar të PDK-së dega në Gjilan, Flurim Arifi tha se i pranojë rezultatet e zgjedhjeve të sotme për kryetarë dege.

Ai përmes një postimi ka falenderuar të gjithë simpatizantët dhe delegatët e PDK-së dega në Gjilan që kanë përkrahur përgjatë këtij rrugëtimi.

Ja postimi i plotë:

Të dashur qytetarë të nderuar të Gjilanit
Aktivistë të Partisë Demokratike të Kosovës, dega në Gjilan!

Unë Flurim Arifi, kandidat për kryetarë të Partisë Demokratike të Kosovës dega në Gjilan pranoj rezultatin e zgjedhjeve të sotme për kryetarë dege. Do të respektojë vullnetin e delegatëve që votuan qartë për zgjedhjen e kryetarit të degës.

Ne i humbëm këto zgjedhje dhe ju premtoj se do të jemi racional dhe do të kujdesemi për ecjet e mëtutjeshme të PDK- së dega në Gjilan, duke qendruar anëtar i devotshëm i Partisë Demokratike të Kosovës. Ne e humbëm këtë betejë, por do të jemi shumë të interesuar për kthimin e PDK- së në pushtet.

Njëkohësisht uroj kryetarin z. Qemajl Mustafa, i uroj shëndet dhe sukses.

Edhe njëherë faleminderit të gjithë atyre simpatizantëve dhe delegatëve të PDK- së dega në Gjilan që më kanë përkrahur pa rezervë përgjatë këtij rrugëtimi.

Sinqerisht,
Flurim Arifi