Gagica: Një lajm i mirë për nxënësit e Gjilanit.

Përmes një postimi në Facebook, Drejtori i Arsimit në Gjilan Nazim Gagica ka thënë se është bër prezantimi i projektit të këshillimit dhe orientimit në karrierë të nxënësve të 33 shkollave të Gjilanit.

Ja postimi i plotë:

Nxënësit e 33 shkollave të Komunës së Gjilanit do të bëhen pjesë e platformës elektronike për orientim në karrierë.

Sot, në prani të drejtorëve të shkollave të Komunës së Gjilanit u mbajt sesion informues, ku, u shpalos projekti për orientim në karrierë, si një mundesi jashtëzakonshme për nxenësit tanë në përzgjedhje të profileve adekuate dhe mundesi reale që ofron ky projekt për ekuilibrim të ofertes tonë arsimore me kërkesën e tregut të punës.