Gjendet drogë te një i paraburgosur në Gjilan

Një të paraburgosuri në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan gjatë një kontrolle fizike i është gjetur substancë narkotike në rrobat e tij.

Kontrolla është kryer në prezencën dy zyrtarëve policorë, të cilat e kanë lokalizuar substancën e dyshuar narkotike dhe me njëherë kanë njoftuar Njësitin Antidrogë të Policisë së Kosovës, njofton Klan Kosova.

Shërbimi Korrektues i Kosovës premton se do të vazhdojë ta ketë primare rritjen e nivelit të sigurisë.