Komuna e Gjilanit, në kuadër të diteve të clirimit të Gjilanit mbeshtet gratë artizane

Komuna e Gjilanit, në kuadër të diteve të clirimit të Gjilanit mbeshtet gratë artizane të cilat për katër ditë rresht, e kanë mundësinë, jo vetëm të ekspozojnë, por edhe t’i shesin produktet e tyre në qender të qytetit.

Komuna do të vazhdoj të mbeshtesë aktivitetet që kanë për qëllim fuqizimin ekonomik të gruas përmes aktiviteteve të cilat në rend të parë e kanë mirëqenien e qytetarëve dhe me fokus rezultatet.

Gratë ndërmarrëse janë kontribues në uljen e papunësisë, ndërsa ftojmë të gjithë të interesuarit të vizitojnë shtandet me punë artizanale dhe pse jo edhe t’i mbështesim ato duke blerë punimet e tyre të bëra me mjeshtëri!