Pse bizneset gjilanase nuk po e rrespektojnë rregulloren e Komunës

15 Qershori është dita e çlirimit të Gjilanit, derisa Komuna ka nisur aktivitetet për të kremtuar këtë festë, shkruan Radio Star.

Por, kjo nuk po vlen edhe për bizenset gjilanase, të cilat pavarësisht se kanë marrë urdhër nga Komuna për vendosjen e flamujve të Kosovës.

Shumë pak biznese deri më tani i kanë vendosur flamujt.

Komuna e Gjilanit tashmë veçse ka nisur dekorinin e rrugëve kryesore me flamujt e Kosovës

LEXO KOMUNIKATËN:

Komuna e Gjilanit kërkon nga bizneset që ta vendosin flamurin e Republikës për Ditët e Çlirimit

Drejtoria për Zhvillim Ekonomik e Komunës së Gjilanit kërkon nga të gjitha bizneset private që t’i vendosin flamujtë e Republikës së Kosovës në kompanitë e tyre prej datës 11-15 qershor, në kuadër të shënimit të Ditëve të Çlirimit të Gjilanit.

Kërkesa buron nga ligji i përdorimit të flamurit të Republikës së Kosovës. Ky akt do t’i jepte madhështi Ditëve të Çlirimit të Gjilanit.

Ju faleminderit për bashkëpunimin!

Komuna e Gjilanit
Drejtoria për Zhvillim Ekonomik