Elsadat Zymberi kritik ndaj insitutucioneve komunale për mos nderim të dy figurave të luftës!

Shkruan: Elsadat Zymberi

Ne kete dite korriku 20 vite me pare rane heroikisht ne kryerje te detyres deshmoret Afrim Gagica dhe Naser Azemi. Kurse mbeten te plagosur anetare te tjere te gupit.

Duke pase parasys kontributin e tyre ne clirimin e Gjilanit dhe rrethines. Aksionet e te cileve kane pase ndikim direkt ne rrjedhojat e mevonshme ne qytet e vend, institucione si spitali komuna, teatri, radio Gjilani, fshati Ponesh e te tjera qe shume prej jush nuk i dini.

Duke e mos e kuptu ose mos dashte me kuptu qe po most e ishte Afrimi, Naseri e anetaret e tjere te kesaj grupe, e luftetare te tjere. Sot qyteti I Gjilanit do te kishte fatin e njejte me Mitrovicen.

Disa prej jush qe po e lexoni kete shkrim e komentoni me te tjeret. E sidomos ju qe akoma i keni ne koken tuaj skenaret qe veq ju dini ti trilloni. E dini sakt se si kan rrjedhe punet ato dite. Si eshte vepru dhe pse! Dhe si do te dukej sot qyteti yne pa keta njerez e pa ato vepra! Ju qe tentuat edhe ti largoni emrat e tyre nga lista e deshmoreve!

Te nderuar pushtetare komunal te kohes, pa fijen e turpit krekoseni per te (s)arriturat e juaja.
Ju qe gezoni lirine e lluksin ne shpine te ketyre njerzve! Sot nuk jeni ne gjendje as te shkoni e ti vizitoni te varret e tyre. Nese I dini ku I kane. E te dergoni nje lule te veshkur sic jeni vet.

Ju zonja e zotrinje te nderuar, kokelarte e plot turp, te veshur bukur e te zhveshur ne mendje , aty ka edhe deshmore te tjere qe kan dhene jeten per kete vend. Aty eshte Agimi, Abdullahu, Skifteri, Tefiku, Pajaziti, Hanumshahja, Fadili, Bashkimi, Arbeni, Ibrahimi, Samiu, Shefiku…. E shume te tjere.

Aty ka lule me arome lirie qe ju nuk e njihni. Aty ka shpirta qe jetojne ne heshtje. Shkoni e vizitoni, shkoni. Mos u friksoni! Turperonu!

Sic thote shoku im. “Po ta marrim marren e ta konfigurojme ne pamje njeriu, edhe asaj do ti vjen marre prej jush”
Lavdi te gjithe te reneve per liri!