Kryetari Ramiz Azizi ka pritur në takim Recep Gunduz

Kryetari i Gjykatës Themelore të Gjilanit, Ramiz Azizi ka pritur në një takim Koordinatorin e Qendrës Kulturore të Kosovës në Burs të Turqisë, Recep Gunduz.
Gjatë takimit është biseduar për shumë tema, por me theks të veçantë, shkëmbimin e përvojave dhe ideve në mes Gjykatës Themelore të Gjilanit me sistemin gjyqësor të Bursës.
I pari i gjykatës, ka çmuar angazhimin e koordinatorit Gunduz për çështjen e shqiptarëve në Burs, si në çështjen kulturore, arsimore dhe fusha të tjera.

“Ju keni merita të mëdha për të drejtat e shqiptarëve në Burs dhe ju inkurajoj të vazhdoni edhe më tutje në këtë drejtim, pasi që dihet që ka shumë shqiptar në shtetin e Turqisë”, ka thënë Azizi.

Nga ana tjetër koordinatori Gunduz, ka falënderuar kryetarin Azizi për mikpritjen, duke i kërkuar që në të ardhmen e afërt të realizohet një vizitë në qytetin e Bursës, nga një delegacion i Gjykatës Themelore të Gjilanit.