Lëvizjes për Drejtësi, sot vizituan Ambasadën Turke në Prishtinë

Në vizitën zyrtare, kryetari i Lëvizjes për Drejtësi Sylejman Çerkezi në shoqërim me nënkryetarin Beni Kizolli dhe anëtarin e kryesisë Fitim Bajrami vizituan Ambasadën Turke në Prishtinë. Me një pritje miqësore ambasadori Çağrı Sakar, falenderoi për vizitën dhe ritheksoi në vazhdimin e përkrahjes së Kosovës në shtetndërtimin e saj.

Kryetari z. Çerkezi, shpalosi objektivat e Lëvizjes për Drejtësi si dhe theksoi rolin dhe rëndësin e Turqisë në zhvillimin e Kosovës.