Velekinca i thotë po “Tregut Moderrn!

Ky është positimi i shefit të grupit të LDK-së Avdyl Aliu


Velekinca i tha PO projektit…

Kryetari i Këshillit të Fshatit Velekincë, Skender Bajrami në takimin e organizuar së bashku me përfaqsuesit e Kuvendit Komunal të Gjilanit Z. Avdyl Aliu dhe Riza Abdyli si dhe me drejtorët komunal Ramiz Ramadani dhe Bekim Bajrami, shqyrtuan së bashku projektin modern të tregut të kafshëve i cili është me standarde të larta evropiane dhe i vetmi në Kosovë.

Jo vetëm se përfaqsuesit e Kuvendit dhe të Komunës por edhe anëtarët tjerë të Këshiliit të Fshatit dhe qytetarë tjerë të Velkekincës kontribuan në këtë qështje.

Njëzëri u vlerësua se një projekt i tillë është me rëndësi jo vetëm për Velekincën por edhe për regjionin e Gjilanit në përgjithësi.

Këshilli i Fshatit dhe qytetarët tjerë kërkuan garancë nga komuna që tregu i kafshëve të ketë përkujdesjen maksimale të nevojshme në të ardhmën si dhe i njejti të ketë qasje të mjaftueshme rrugore dhe infrastrukturë të kënaqshme.
Poashtu u debatuan edhe projekte tjera që janë në interes të fshatit dhe komunës në përgjithësi.