Gjilan, arrestohet pasi ngacmoi seksualisht dy gra

Një person është arrestuar në Gjilan pasi i njëjti ka ngacmuar seksualisht dy gra.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Adem Jashari” në Gjilan mbrëmë në orën 21:30 ka njoftuar Policia e Kosovës ndërsa nuk janë dhënë të tjera detaje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti ka ngacmuar seksualisht dy viktimat femra K-Shqiptare. Me vendi te prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, njoftohet në raportin 24-orësh.