GRUSHTE E SHQELMA NË NJË LOKAL – POLICIA TREGONA ARSYEN E RRAHJES MASIVE NË GJILAN

Një fjalë goje kishte bërë që dy grupe të rinjsh nga Gjilani të grushtohen me shqelma dhe të thyejnë tavolinat në një lokal në qytetin e Gjilanit.

Pas kësaj rrahje janë arrestuar pesë persona, ka bërë të ditur Policia e Kosovës, për Gazetën Insajderi.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani ka thënë për Gazetën Insajderi se janë identifikuar personat e dyshimët të cilët kishin qenë nën ndikim të alkoolit.

“Pas një fjalosje të ashpër ka ardh deri te rrahja ne mes tyre, duke goditur njeri tjetrin me mjete të forta. Njëri nga personat e perfshir ne incident ka pësuar lëndime dhe ka kërkuar ndihmën e mjekut. Nga ana e policisë së Kosovës janë identifikuar të dyshimtit, dhe në bazë të matjeve me akootest ka rezultuar se që të gjithë të dyshimtit kanë qen nën ndikim të alkoolit”, ka thënë Hashani për Insajderin.

Hashani ka bërë të ditur se “për rastin është njoftuar prokurori i shtetit. Njësitet e hetimeve të stacionit policor të Gjilanit janë duke i bërë hetimet rreth rastit”.