Gjilanasi nuk e pranon ndarjen: Ia publikon ish-të dashurës fotografitë private në shenjë revolte

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Gjilan i cili në shenjë ndarje, ka publikuar foto private të të dashurës së tij.

Pas kontrollimit, policia në shtëpinë e të dyshuarit ka gjetur dhe ka konfiskuar një pistoletë me gas dhe 4 fishekë.

Pas intervistimit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Njofimi i plotë i policisë:

Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti në shenjë revolte për ndarje, përmes rrjeteve sociale kishte postuar disa foto të dashurës së tij viktimës femër K/Shqiptare. Në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me gas dhe 4(katër) copë fishek. Pas intervistës me vendim të prokurorit kujdestar , të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.