Gushti i frikshëm në Anamoravë, rreth 100 aksidente vetëm këtë muaj

Sipas statistikave, nga data 14.08.2019 deri më 20.08.2019, në rajonin e Gjilanit, sipas policisë, kanë ndodhur 40 aksidente trafiku.

Nga to 17 ishin me të lënduar ndersa të tjerat 23, me dëme materiale.


Në trafik për parregullsi e shkelje të ndryshme janë shqiptuar 1242 tiketa, tha në një komunikatë për media policia për rajonin e Anamoravës.

Nga një hulumtim i statistikave policore, del se gushti regjistron shifra të frikshme të aksidenteve rrugore në këtë rajon të Kosovës. Kur kanë kaluar vetëm 22 ditë nga muaji i nxehtë, janë regjistruar mbi 100 aksidente ku dhjetra prej tyre ishin me të lënduar.

Policia e Kosovës vazhdon të apeloj për kujdes të shtuar nga pjesëmarrësit në trafik./PlusTv/