Policia ndalon skuadrën e Cërvena Zvezdës të futet në Kosovë

Policia e Kosovës ka ndaluar futbollistët e ekipit serb “Crvena Zvezda” të futen në territorin e Republikës së Kosovës.

Mediat serbe kanë publikuar video nga kjo ndalesë ku shihet një makinë private e menaxherit të klubit dhe një autobus i mbushur me lojtarë.

“Ne kemi një ndalim për të hyrë në territorin e Kosovës. Ne nuk e dimë arsyen, qeveria e Kosovës e ka ndaluar atë”, tha Zvezdan Terzic, drejtor i klubit “Crvena Zvezda”.