Ther me thikë një burrë, arrestohet një grua në Gjilan

08.10.2019 , rreth orës 08:30
E dyshuara F.K.SH me banim këtu në Gjilan, dyshohet se ka shkuar tek vendi i punës ku punon ish i dashuri i saj-viktima M.K.SH dhe të njëjtin e godet me një mjetë të mprehtë (thikë) në pjesën e abdomenit ku me këtë rast viktima pëson lëndime trupore.

Viktima trajtohet në emergjencë e spitalit Rajonal këtu në Gjilan dhe sipas raportit të mjekut është jashtë rrezikut për jetë. E dyshimta është arrestuar nga policia dhe është intervistuar në bazë të procedurave standarde ligjore. Ndaj të dyshuarës caktohet masa e ndalimit për 48 orë. Rasti është duke u hetuar.