Në kohën e ish-jugosllavisë nxënësit e Kosovës kanë arritur rezultate të mahnitshme

Te nderuar ju pershendes! Une jam Erdin Sadiku, kryetar i Keshillit te Nxenesve te Gjilanit dhe ne emer te ketij te fundit desha ti them disa fjal.

Me gjith fuqine time u perpoqa te qendroj me goje mbyllur por duke i pare keta “mesimdhenesit” tane duke diskutuar per rezultatet e PISA nuk po mundem mos me thene asgje. Keta te fundit gjate diskutimit te rezultateve jane po ata te cilet “pse nuk ju rrihet” i leshojn oret mesimore e me qrast nxenesit po humbin.

Kta nxenes pasi qe nuk po mbajne mesim po sorollaten rrugeve e po shkaktojn probleme, e pastaj kta thone nxenesit e keqijn e problematik. Jo te nderuar jo, keta nuk kane faj, besa e as ju nuk keni. Faj kan ata qe e kan obligim per te ju kontrollu e nuk po e bajn. Pavarsisht ketyre ju jeni duke punuar ne nje instutucion EDUKATIVO-arsimor. Ju jeni ata te cilet duhet te jeni te edukuar e te moralshem, thane ma bukfalisht, mos me i marre ne qaf keta femije”. Po ankohen per kushte, jo jo nuk eshte problemi te kushtet se edhe ne kohen e ish Jugosllavise nxenesit e Kosoves kan arritur rezultate te mahnitshme pavarsisht kushteve qe i kan pas.

Po ku qendron halli? Ateher keta profesor kan punu shume fort. Juve, te nderuar profesor, pa ju fut te gjithve ne grup se kemi prej jush qe e kryeni punen tuaj me pergjegjsi ju lus te mos e hiqni fajin prej vetes dhe me pakta qe mund ta beni, heshtni. Ka akoma prej jush qe thone “Zoti 10-she, une 9-she e nxansi 8-she”. Ju lus filloni e punoni si duhet se ne jemi e ardhmja e ketij vendin e mos te vuajm ma se eshte bere e tepert. Me gjithe respektin pa dashur te ofendojme askend: Keshilli i Nxenesve te Gjilanit.