“Akademia e Flakës” e hap të premten manifestimin kulturor “Flaka e Janarit 2020”

Nën përkujdesjen e kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri, të premten (17 janar), me fillim në ora 16:00, mbahet “Akademia e Flakës” që e shënon zyrtarisht hapjen e manifestimit “Flaka e Janarit 2020”, i cili sivjet i kushtohet kryengritësit të Anamoravës, Abdullah Tahiri.

Ndërkaq, në ora 17:30, hapet Ekspozita kolektive e arteve pamore – Peneli i Flakës, në Galerinë e Qytetit.