Infermieri nga Gjilani, shërbeu në periudhat më të errëta për qytetarët e tij

Të gjithë e njohim Rami, një person i cili karakterisohej për punën e tij, ai dha një kontribut të madh në shendetësin e qytetit të Gjilanit.

Rami pas 42 vite punë në shëndetësi, ai në vitin 2015 është penzionuar, në anën tjetër Veliu njihet poashtu si një nga mjekët që kanë dhënë kontribut të madh në periudhat më të vështira për qytetarët e komunës së Gjilanit.

Biografia:

Rami (Ismajl) Veliu i lindur më 26.06.1950 në Dragash ku i takonte gjeneratës së parë të shkollës se mesme të mjeksisë “Boro&Ramizi” në Prizren 1968-1971. Mbasë perfundimit të shkollimit të mesem regjistrohet në shkollën e lartë në Gjakovë në drejtimin Kimi-Biologji ku përfundon me suksese vitin e parë. Në vitet e ’70 kishte kërkesa të medha për puntorë shëndetesor në Kosovë dhe në vitin1974 punësohet në Shtepinë e Shëndetit në Gjilan, ku nga 1982 emërohet zëvendës drejtor i Shtepisë së Shëndetit në Gjilan deri në vitin 2015 ku edhe penzinohet mbas 42 vite punë në ketë instutucion. Rami Veliu dha kontribut të madh në shendetësin e qytetit të Gjilanit.

Në vitin 1979 mer mirenjohjë nga Kryetari i Komunës së Gjilanit si puntor i dalluar, në vitin 1985 dekorohet nga Kuvendi i kryqit te kuq me medaljen e argjend.