Kryetari i nëndegës së LDK’së në Malishevë, prof Rashit Sahiti, Ibrahim Rugova vulosi gurëthemelin e egzistencës së shqipëtarëve dhe shtetësisë së tyre!

Populli shqipëtar ka humbur përgjithmonë vizionarin, ideologun dhe arkitektin e përjetshëm të shtetësisë dhe pavarësisë së vendit tonë. Të gjithëve na mungon prania fizike e tij, por shpirtërisht dhe emocionalisht jem përherë të lidhur me veprën dhe sakrificën për t’i tejkaluar barrierat për të cilat vendi ynë kishte nevojë për to.

Ne si popull ishim ishim të nëpërkëmbur, të shtypur e të sfiduar, të rrezikuar e të mohuar, madje deri te shfarosja. Fatmirësisht, politika e pazëvendësuar e presidentit Rugova e cila ishte e lidhur në një besim shpirtëror me Zotin dhe familjen, popullin e me miqtë, e sidomos, lidhshmërinë e tij të pashembullt me SHBA-në, bënë që këto vlera njerëzore e miqësore, të gërshetoheshin deri në realizimin e ëndrrës për të cilën punoi përgjatë gjithë jetës, ëndërr e cila ishte epika e fjalëve të cilat nuk i hoqi asnjëherë nga mendja, kado e kudo që shkoi, lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e vendit.
Ishte një burrë me zemër të madhe, dinte të nderonte, të përkujtonte e të bashkëpunonte.

Në sytë e tij shihej tradita, kultura, qytetërimi dhe aspiratat shumëshekullore të çdo shqipëtari.
Një ndër thëniet e tij bindëse dhe profetike ishte: “Nëse Nëna Tereze e ka përfituar mbarë njerëzimin me fuqinë e fesë dhe me frymëzimin e dashurisë, përse ne mos ta fitojmë lirinë, demokracinë dhe pavarësinë me strategjinë paqësore jo-dhunore gandiane, edhe më mirë tereziane…”., dhe pikërishtë, ishte ai i cili e gjeti mbështetjen dhe sinonimin në këto figura, duke arritur t’i realizonte pritshmëritë dhe interesat e përgjithshme të popullit të tij, me menqurinë. Pra, ky ishte botëkuptimi i tij intelektual, kulturor, e shpirtëror për popullin tonë. Jo rastësisht u quajt si Gandi i ballkanit, sepse në gjak e kishte politikën paqësore, ku kishte njohuri të thella për vendimet e marra, synimet e filluara dhe cakun e mbërritjes. Veprimtaria e tij orë e çast ka pasur elemente kombëtare që i kemi ndeshur në realitet që edhe sot janë aktuale.

Presidenti Ibrahim Rugova, me politikën e tij të urtë dhe të mençur, edhe në situata shumë të vështira dhe të errëta për Kosovën, përdori një mençuri të pashoq, që ka shfaqur optimizëm me rreze drite duke krijuar harmoni dhe rregull për të dal nga kriza në horizontin e idealit kombëtar. Sot, në këtë hark kohor dhe përgjithmonë e kuptojmë më së miri sa shumë i mungon shtetit të Kosovës njeriu që jetoi në kohën e tij, por vazhdimisht e projektoi dhe e përjetësoi të ardhmën, sikur të ishte duke e jetuar shumë vite para të gjallëve të tjerë, njeriu që vuri themelet e shtetit të Kosovës, duke i dhënë zë kudo në botë dhe duke mbledhur e kthyer me sy prej nesh shtetet dhe liderët më të fuqishëm të globit, njeriu që deri në frymën e fundit nuk u ndal së punuari për ëndrrën e madhe të të gjithë shqiptarëve. Jo vetëm në këtë përvjetor, por, populli shqipëtar do ta përkujton përgjithmonë ideologun e lirisë dhe çlirimit të përgjithshëm të vendit të tij, nga armiku shekullor, me politikbërjen e tij, strategjinë

Ishte nder dhe bekim që e njohëm dhe jetuam në epokën e Presidentit Rugova!. Lavdi dhe respekt të përjetshëm për Presidentin historik Dr. Ibrahim Rugova!