Rexhepi-Bunjaku: Për një karrige të kryeparlamentarit , nuk duhet të bllokohet krijimi i qeverisë

LDK eshte vlere kombetare dhe e tille do te vazhdoje te veproje pa u ndalur!

Edhe pse kanë kaluar muaj që nga zgjedhjet e gjashtë tetorit dhe certifikimi i tyre, vendi vazhdon të udhëhiqet nga qeveria në largim.

Lëvizja Vetëvendosje si dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë ngecur në ndarjen e ekzekutivit, duke mos arritur kështu të lidhin kaolicionin bashkëqeverisës.

Lidhur me këtë, deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi ka deklaruar se derisa janë mundësitë ligjore dhe kushtetuese ende ka gjasë të lidhet koalicioni në mes dy partive, duke theksuar se ky ishte vullnet i elektoratit në zgjedhjet e fundit.

Bunjaku-Rexhepi tha se përkundër barrierave të shumta, një karrige kryeparlamnetarit nuk duhet të jetë bllokuese e procesit madhor për vendin, krijimit të qeverisë, transmeton Indeksonline.

Ajo theksoi se LDK është e gatshme të shkojë prapë në opozitë dhe se nuk është e etur për pushtet dhe se nuk pranon nënshkrim, përbuzje e as nënçmim.

Postimi i plotë:

Derisa jane mundesite ligjore dhe kushtetuese ende ka gjase te lidhet koalicion ne mes LDK dhe VV,vullnet ky i elektoratit nga zgjedhjet e 6 Tetorit.

Perkunder barrierave te shumta qe dalin per t’a arritur kete vullnet e per hir te qytetareve dhe vendit,nje karrike pushteti si ajo e kryeparlamentarit nuk duhet te jete bllokuese e procesit madhor per vendin,krijimit te qeverise.

VV ne retoriken e saj permes liderit Albin Kurtit eshte thirrur ta largoje PAN qeverisjen e keqe,LDK edhe si opozite ne qeverine e kaluar dha shembullin e bashkepunimit konstruktiv.Kosova si shtet i pavarur tejkalon apetitet personale,partiake e grupore.Kete duhet ta mesojne me ne fund nga Vetevendosja!!

Nje gje duhet ta dijme se LDK eshte deklaruar e gatshme te shkoje prape ne opozite dhe se nuk eshte e etur per pushtet por ndarja e pushtetit nenkupton pergjegjesi dhe obligim proporcionalisht me perkrahjen qytetare.

LDK nuk pranon nenshtrim,perbuzje e as nencmim per elektoratin e saj,dhe si e tille shume here eshte lenduar,sulmuar e madje edhe vrare nga oponentet politik.

Por LDK eshte vlere kombetare dhe e tille do te vazhdoje te veproje pa u ndalur!