Search
Sunday 5 April 2020
  • :
  • :

SBASHK-u me ofertë për kompensimin e orëve të humbura

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ka kërkuar barazim të koeficientit të pagave për mësimdhënësit e ciklit fillor 1-5 me ata të ciklit 6-9 si një mundësi për të zëvendësuar orët mësimore të humbura.

Këtë qëndrim kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ia paraqiti ministrit të Arsimit, Shyqiri Bytyqi në një takim që kanë pasur sot.

Jasharaj ka ftuar Bytyqin që të bindë deputetët që të thërrasin seancë të jashtëzakonshme në mënyrë që të merret ky vendim.

“Ministri Bytyqi bashkërisht me deputetët e partisë Nisma Socialdemokrate dhe deputetët e partive të tjera të ftojnë një seancë të jashtëzakonshme me qëllim të përmirësimit të koeficientit për mësimdhënësit e ciklit fillor 1 deri 5 në Ligjin e pagave dhe të barazohet me koeficientin e mësimdhënësve të ciklit të mesëm të ulët 6 deri 9 pasi Ligji i pagave është në fuqi dhe ka dalë në Gazetën Zyrtare, ndërsa zbatimi i tij fillon në fund vit dhe në këtë rast SBAShK do të merr për obligim të bisedojë me mësimdhënësit që në fund vitin shkollor 2018/2019 të zëvendësojnë një javë në shenjë të vullnetit të mirë për mësimdhënësit e ciklit fillor 1-5”, thuhet në njoftim.

Në këtë takim, sipas njoftimit të SBAShK-ut, Jasharaj paraqiti qëndrimin e Këshillit Drejtues të cilët janë të vendosur ta presin vendimin përfundimtar të gjykatës pasi janë të mendimit që verdikti përfundimtar do të jetë në favor të tyre.